Sporti kosovar po lulëzon në arenën ndërkombëtare. Brenda tri ditëve, tri sporte të ndryshme në Kosovë arritën suksese të mëdha në botë.
Të enjten, kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani siguroi fitoren e parë në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, shkruan Gazeta Express.
Madje, kjo fitore i bëri suharekasit lider të grupit momentalisht.
Të premten, suksesi tjetër u arrit në sportin e xhudos.
Distria Krasniqi e fitoi medaljen e bronztë në kategorinë deri në 52 kilogramë në Kampionatin Botëror të xhudos që po mbahet në Tashkent të Uzbekistanit.
Kurse dje, në orët e vona, ekipi kosovar në CS:GO, Bad Neës Eagles arriti kualifikimin në turneun më të madh në botë, IEM Rio 2022. /Gazeta Express/