Instituti Ndërkombëtar i Shtypit dënon gjuhën e Sami Kurteshit ndaj mediave - Gazeta Express
string(75) "instituti-nderkombetar-i-shtypit-denon-gjuhen-e-sami-kurteshit-ndaj-mediave"

Lajme

Gazeta Express

17/03/2025 19:05

Instituti Ndërkombëtar i Shtypit dënon gjuhën e Sami Kurteshit ndaj mediave

Lajme

Gazeta Express

17/03/2025 19:05

Instituti Ndërkombëtar i Shtypit i është bashkuar Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës në dënimin e gjuhës kërcënuese të Sami Kurteshit ndaj medieve.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) e ka mirëpritur mbështetjen e Institutit Ndërkombëtar të Shtypit (IPI), i cili i është bashkuar AGK-së dhe Rrjetit të Grave Gazetare të Kosovës (RrGGK) në dënimin e komenteve të papranueshme të anëtarit të KQZ-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, i cili i ka quajtur gazetarët “qen të mediave” dhe “media kriminale të vrasësve me pagesë.”

“Ne e mirëpresim hapjen e një hetimi policor dhe i bëjmë thirrje Kryeministrit Albin Kurti dhe partisë së tij në pushtet që ta dënojnë publikisht dhe të distancohen nga kjo retorikë e rrezikshme e Kurteshit. Partia e tij duhet t’i kërkojë Kurteshit që të kërkojë falje publike për komentet dhe të përmbahet nga bërja e komenteve të ngjashme dhe të rrezikshme në të ardhmen”, është deklaruar në faqen zyrtare të IPI në Facebook.