string(109) "spo-mujna-me-e-kap-bishtin-tone-po-sillemi-qeveria-e-tranzicionit-nuk-eshte-dicka-tragjike-mirena-ne-pressing"

Lajme

Gazeta Express

08/05/2025 21:26

“S’po mujna me e kap bishtin tonë, po sillemi – Qeveria e tranzicionit nuk është diçka tragjike”,  Mirena në Pressing

Lajme

Gazeta Express

08/05/2025 21:26

Ilir Mirena, gazetar, ka thënë në “Pressing” të T7, të enjten, se ideja për qeveri trancizionale i duket e parealizueshme, por thotë se nuk është diçka tragjike.

Sipas Mirenes nuk ka vullnet të partive politike për të dalë nga kjo situatë.

Ai thotë se gjithë partitë po mundohen që “t’ia lënë fajin njëri tjetrit”.

“Nuk është diçka e jashtëzakonshme nëse ish arrit, edhe pse në përshtypje të mia kjo duket e të parealizueshme. Në rrethana normale nuk ish ka e jashtëzakonshme me u bë bë një qeveri e tranzicionit ose teknike deri në zgjedhjen e presidentit. Nuk është diçka tragjike”.

“Çfarë po e lë shijen e keqe, secili subjekt politike po mundohet me ia la kile njëri tjetrin, këta me një propozim. Secili po mundohet me ia gju topin diku tjetër dhe me heq përgjegjësinë. Kështu si po sillemi ku s’po mundemi me kap bishti tonë, këso situate e vetmja zgjidhje janë zgjedhjet”, ka thënë ai. /Gazeta Express