Spiunja e intelegjencës ushtarake ruse ndalohet të hyjë në Kosovë, Sveçla: Ka për qëllim destabilizimin e vendit - Gazeta Express
string(110) "spiunja-e-intelegjences-ushtarake-ruse-ndalohet-te-hyje-ne-kosove-svecla-ka-per-qellim-destabilizimin-e-vendit"

Spiunja e intelegjencës ushtarake ruse ndalohet të hyjë në Kosovë, Sveçla: Ka për qëllim destabilizimin e vendit

Lajme

Gazeta Express

06/08/2022 20:11

Sot është ndaluar të hyjë në Kosovë, Daria Aslamova, e cila nga shumë shtetet është vërtetuar se ka qenë e angazhuar në spiunazh për intelegjencën ushtarake ruse, duke vepruar si gazetare.

Lajmin e bëri të ditur ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, i cili tha se ky tentim i hyrjes së saj në Kosovë e dëshmon qartë se ka për qëllim destabilizimin e vendit.

Lexo Edhe:

Ai tha se Aslamova ka tentuar të hyjë në Kosovë, një javë pas tensioneve të shkaktuara nga structural kriminale në veri, duke përmendur edhe sulmin e sotëm ndaj zyrtarëve policorë në Liqenin e Ujamanit.

“Tentimi i saj për të hyrë në vendin tonë përveç që përkon me zhvillimet në veri të vendit, i dëshmon qartë lidhjet dhe propagandën ruse të cilës i është bashkuar tashmë Serbia dhe që kanë për qëllim destabilizimin e vendit tone”, shkroi Sveçla.