Spitali i Dibrës mbetet pa furnizime, Bebe Rexha dhuron 10 mijë dollarë dhe bën thirrje publike për ndihmë - Gazeta Express

Rozë

Gazeta Express

01/09/2021 8:58

Spitali i Dibrës mbetet pa furnizime, Bebe Rexha dhuron 10 mijë dollarë dhe bën thirrje publike për ndihmë

Rozë

Gazeta Express

01/09/2021 8:58

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, është mjaftë aktive në rrjete sociale, ku vazhdimisht publikon fotografi e video nga jeta e saj e përditshme.

Së fundmi, këngëtarja gjendet në Venedik të Italisë për javën e modës, ndërsa para dy ditësh ajo festoi 32-vjetorin e lindjes.

Lexo Edhe:

Bebe Rexha nuk e harron asnjëherë prejardhjen e saj, pasi shpeshherë në intervista ajo përmend vendin nga vjen e flet edhe për traditat. E kur vendi i saj i origjinës ndodhet në vështirësi, duket se ajo nuk heziton që të ndihmojë me aq sa ka mundësi.

Së fundmi, ajo ka bërë një thirrje publike para 10 milionë ndjekësve të saj në rrjetin social “Instagram”, duke kërkuar nga të gjithë, veçanërisht nga fansat e saj shqiptarë, që të ndihmohet Spitali i Dibrës së Madhe në Maqedoninë e Veriut, qytet ky nga familja e saj ka prejardhjen.

“Për të gjithë shqiptarët e mi dhe dibranët ju lutem ndihmoni. Nuk ka mjaftueshëm furnizime. Ju lutem ndihmoni duke dhuruar. Çdo gjë ndihmon”, ka shkruar artistja Rexha në thirrjen e saj publike në InstaStory.

Në të njëjtën kohë, 32-vjeçarja ka ndërlidhur edhe linkun i cili të qon direkt e te fondacioni i hapur në faqen GoFundMe, ku mund të dhurohen online të ardhura për të ndihmuar spitalin.

Nga pasqyra e bërë mbi këtë fondacion online, mund të shihet se vet Bebe Rexha ka dhuruar plot 10 mijë dollarë (rreth 8,400 euro) për të ndihmuar furnizimin e spitalit.