Spitali Amerikan vazhdon partneritetin me ambasadën Britanike në Shqipëri për të mbështetur studentët shqiptarë për studime në Britani - Gazeta Express
string(134) "spitali-amerikan-vazhdon-partneritetin-me-ambasaden-britanike-ne-shqiperi-per-te-mbeshtetur-studentet-shqiptare-per-studime-ne-britani"

Lajme

Gazeta Express

19/02/2026 12:20

Spitali Amerikan vazhdon partneritetin me ambasadën Britanike në Shqipëri për të mbështetur studentët shqiptarë për studime në Britani

Lajme

Gazeta Express

19/02/2026 12:20

Spitali Amerikan do të vazhdojë edhe për tre vitet e ardhshme partneritetin me Ambasadën Britanike në Shqipëri për Chevening Scholarship, duke ndihmuar studentët shqiptarë të studiojnë në Mbretërinë e Bashkuar.

Nëpërmjet një reagimi në “Facebook”, Spitali Amerikan vlerëson bashkëpunimin dhe mbështetjen e dhënë për Chevening Scholarship.

Ky bashkëpunim ka kontribuar në formimin e studentëve shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët sot janë profesionistë të suksesshëm dhe kontribuojnë në zhvillimin e vendit.

Postimi i Spitalit Amerikan:

🇦🇱 Jemi krenarë të vazhdojmë partneritetin tonë me Ambasadën Britanike në Shqipëri, duke mbështetur Chevening Scholarship edhe për 3 vitet e ardhshme. 🤝

Gjatë viteve të fundit, ky bashkëpunim ka kontribuar në formimin e studentëve shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët sot janë profesionistë të suksesshëm dhe kontribuojnë në zhvillimin e vendit.

Ne besojmë fuqishëm në edukimin, mundësitë dhe investimin tek brezat e rinj.

Faleminderit për besimin dhe partneritetin e vazhdueshëm. Presim me entuziazëm kapitullin e radhës të këtij bashkëpunimi.

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Advertisement
Advertisement
Advertisement