Spitali Amerikan në Prishtinë ofron edhe shërbime Oftalmologjike - Gazeta Express
string(64) "spitali-amerikan-ne-prishtine-ofron-edhe-sherbime-oftalmologjike"

Shneta

Gazeta Express

04/05/2021 12:03

Spitali Amerikan në Prishtinë ofron edhe shërbime Oftalmologjike

Shneta

Gazeta Express

04/05/2021 12:03

Këto shërbime realizohen nga Dr. Blerta Rama.

➢ Vizitat oftalmologjike ofrohen për të rriturit dhe fëmijet dhe përfshijnë:

Lexo Edhe:

1. Vlerësimi e shikimit dhe prezences së mundshme te Hyperopisë, Myopisë, Astigmatismit, Presbyopisë, Amblyopisë dhe sipas nevojes përcaktimi i dioptrise me ndihmen e aparaturave autorefraktometrit, keratometrit dhe lensmetrit

2. Ekzaminimi external i syve: regjionit periorbital, orbites, kapakëve dhe aparatit lakrimal

Ekzaminimi me biomikroskop te segmentit të përparëm të syrit si dhe të segmentit të pasëm të syrit për të përjashtuar sëmundjet e konjunktives, kornesë, sklerës, kendit irido-korneal, lensit, irisit, trupit qelqor dhe horioretines si dhe matja tensionit të syrit ose tonometria.

3. Evaluimi klinik i strabizmit

4. Teste specifike: testi i verbërise së ngjyrave (Ishihara test),  test i fushes pamore (Controntation test), test i përceptimit të thellësise (Depth Perception test), Amsler Grid test, Testi i konstrast-sensitivitetit

➢ Trajtime tjera ambullantore janë; heqja dhe shërimi i trupit të huaj siperfaqesor; kapak dhe korne/konjunktive, heqja e qerpikëve nga sipërfaqja syrit, incizioni dhe trajtimi i cistave të vogla të kapakeve dhe trajtimi i lëndimeve kimike të syrit të cilat nuk kërkojnë hospitalizim

Operacionet dhe shërbimet kirurgjike laserike bëhen në bashkëpunim me qendren oftalmologjike Universal Eye Hospital në Tiranë të cilat realizohet nga Dr. Nishant Tandeja, Dr. Nadon Qafa dhe Dr. Jonida Dai dhe këto përfëshijnë;

Operacionet;

– Transplanti i kornesë (i të gjitha shtresave të kornesë)

– Trajtimi i retinopatisë së prematurit (Laser, Injeksione intravitreale, Vitrektomi)

– Operacione të tensionit të syrit (Glaukoma)

– Operacione për shtrembërimin e syve (Strabismus)

– Operacione të pterigionit me transplant konjuktival

– Operacione të kalasionit

– Operacione për kanalin e lotit me tuba silikoni (DCRS)

– Kirurgjia e kapakëve dhe estetike Less

– Operacione të perdes me ultratinguj (Phacoemulsifikim)

– Kirurgjia e retines (Hemorragji, retinopatia diabetike, trauma, etj.)

– Operacione për eliminimin e numrit të syzeve me excimer laser (FEMTO-LASIK / LASEK)

– Operacione për eliminimin e numrave ekstrem të syzeve me anë të inplantimit të lenteve intraokulare fakike

  (Artiflex, Artisan, ICL)

– Operacione për eliminimin e numrit të syzeve për larg dhe afer (te moshes) me anë të përdorimit të lenteve

  Premium Multifokale (Panoptix, Symfony, etj.)

– Kroslink i kornesë (per trajtimin e Keratokonusit) 

– Vendosja e unazave me Femto-Laser Less

Trajtime me Laser:

– Trajtim me laser te retines(retinopatine diabetike, grisjet retinale etj

– Capsulotomi me YAG-laser

– Iridotomi me YAG – laser

– Trajtim me laser i glaukomes Less

Per me shumë informacion kontaktoni ne inbox ose ne numrat e telefonit 038 221 661 ose 049 513 513

Spitali Amerikan,Përqafoje Jetën!

#spitaliamerikan #perqafojejeten