Spitali Amerikan në Kosovë: Koronarografia, çfarë duhet të dimë për të? - Gazeta Express

Shneta

Gazeta Express

11/09/2021 11:28

Spitali Amerikan në Kosovë: Koronarografia, çfarë duhet të dimë për të?

Shneta

Gazeta Express

11/09/2021 11:28

Koronarografia është një procedurë diagnostikuese invazive e cila shërben për të zbuluar praninë ose jo të sëmundjes së arterieve koronare.

Në gjitha rastet kur në bazë të ankesave dhe rezultateve të ekzaminimeve jo-invazive (EKG, ECHO e zemrës dhe prova ushtrimore) dyshohet prania e sëmundjes së arterieve koronare, atëherë duhet që pacienti t’i nënshtrohet koronarografisë.

Lexo Edhe:

Po ashtu në rastet kur pacienti po përjeton një infarkt akut të miokardit, koronarografia është ekzaminimi i zgjedhur për lokalizimin e bllokimit apo ngushtimit të arteries koronare e që më pas trajtohet me procedurat e duhura revaskularizuese.

Koronarografia duhet të kryhet edhe në rastet kur pacientët përtej një moshe të caktuar duhet t’i nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale në zemër (riparimet apo zëvendësimet e valvuleve, riparimet e defekteve brenda zemrës, riparimet e aortës etj).

Koronarografia kryhet në kushtet e një mpirjeje (anestezi) lokale (pacienti gjatë ekzaminimit qëndron i zgjuar).

Pas anestezisë në zonën e rrezes së kofshës (femorale) ose afër kyçit të dorës (radiale) shpohet ena e gjakut (arteria) që kalon aty dhe nëpërmjet saj me anë të disa tubthave të hollë (katetere) arrijmë deri në afërsi të zemrës ku gjenden dy arteriet koronare që furnizojnë muskulin e zemrës.

Duke mbushur për pak çaste me një lëndë kontraste, i bëjmë ato të dukshme nën rrezatimin X dhe, në ketë mënyrë, zbulojmë praninë e ngushtimeve apo bllokimeve të tyre.

Përfitimet nga koronarografia janë të padiskutueshme. Ajo me një përqindje të lartë suksesi zbulon praninë e sëmundjes së arterieve koronare, e cila është sëmundja me e përhapur e gjithashtu me vdekshmërinë dhe invalidizimin më të lartë sot në botë.

Për këtë arsye në 30 vitet e fundit koronarografia është procedura me përhapjen më të madhe dhe më të shpejtë në mjekësinë mbarëbotërore.

Si një procedurë invazive ajo ka edhe komplikime, megjithëse shumë të rralla.

Komplikimet e mëdha ndodhin në më pak se 0.1% të rasteve ku hyjnë aritmitë e rrezikshme, infarkti akut i miokardit apo edhe rastet fatale.

Komplikimet e vogla ndodhin në rreth 0.5% të rasteve dhe kanë të bëjnë me gjakrrjedhje në vendin e shpimit, reaksione alergjike ndaj lëndës kontraste, dëmtim i funksionimit të veshkave prej lëndës kontraste etj.

Për më shumë informacion, kontaktoni në inbox ose në numrat e telefonit 038 221 661 ose 049 513 513.

Spitali Amerikan, Përqafoje Jetën!

https://www.facebook.com/SpitaliAmerikanKosove/ – Facebook

https://www.instagram.com/spitaliamerikanprishtine/?hl=en – Instagram

https://ks.spitaliamerikan.com/ – Web