Spiropali diskuton me homologun kroat për bashkëpunimin Shqipëri-Kroaci-Kosovë përmes ujdisë në fushën e sigurisë - Gazeta Express
string(132) "spiropali-takim-me-ministrin-kroat-rendesi-iu-kushtua-bashkepunimit-ne-siguri-permes-marreveshjes-trilaterale-shqiperi-kroaci-kosove"

Lajme

Gazeta Express

24/11/2025 20:54

Spiropali diskuton me homologun kroat për bashkëpunimin Shqipëri-Kroaci-Kosovë përmes ujdisë në fushën e sigurisë

Lajme

Gazeta Express

24/11/2025 20:54

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, është pritur nga homologu i saj kroat, Gordan Grlić Radman, për siç thotë për ta “çuar bashkëpunimin mes dy vendeve në një nivel të ri institucional, duke nisur me përgatitjen e Mbledhjes së Parë Ndërqeveritare, mbajtjen e Komisionit të Përbashkët për Marrëdhënie Ekonomike, me qëllim nxitjen e shkëmbimeve tregtare dhe rritjen e investimeve”.

Spiropali me ministrin kroat thotë se diskutuan për prioritetet e konektivitetit në rajon, “ku rëndësi e veçantë iu kushtua ndërlidhjes në infrastrukturë dhe energji, si dhe bashkëpunimit në siguri përmes marrëveshjes trilaterale Shqipëri-Kroaci-Kosovë”, shprehet ajo.

“Kroacia mbështet fort ambicien e Shqipërisë për të mbyllur negociatat me BE dhe përparimi i Shqipërisë është një shembull tipik i meritës në rrugën drejt integrimit europian”, shprehet ministrja.

Postimi i plotë: