Spiropali për gjyqin në Hagë: S'po ndërhyjmë, por s'duhet krijuar përceptimi që po barazohet viktima me agresorin - Gazeta Express
string(109) "spiropali-per-gjyqin-ne-hage-spo-nderhyjme-por-sduhet-krijuar-perceptimi-qe-po-barazohet-viktima-me-agresorin"

Lajme

Gazeta Express

25/02/2026 11:42

Spiropali për gjyqin në Hagë: S’po ndërhyjmë, por s’duhet krijuar përceptimi që po barazohet viktima me agresorin

Lajme

Gazeta Express

25/02/2026 11:42

Shefja e diplomacisë shqiptare, Elisa Spiropali, në një konferencë për media të mbajtur në Prishtinë pas takimit që ka pasur me homologun e saj kosovar, Glauk Konjufca, ka folur edhe për gjyqin që po mbahet në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, shkruan Gazeta Express.

Spiropali ka thënë se Shqipëria respekton drejtësinë ndërkombëtare dhe pavarësinë e saj, por e njëjta duhet të jetë e paanshme dhe s’mund të ecë me dy standarde e që të vendosë viktimën e agresorin në të njëjtin plan ligjor, moral e historik

“Proceset në Hagë janë një moment i rëndësishëm. Ne respektojmë drejtësinë ndërkombëtare dhe pavarësinë e saj. Por ajo duhet të jetë e paanshme dhe e shkëputshme nga çdo lexim kolektiv. S’mund të ecë me dy standarde të dyfishta, s’mundet të prodhojë perceptimin që viktima dhe agresori vendosen në të njëjtin plan ligjor, moral e historik. Lufta e Kosovës s’ishte luftë për pushtet, ishte luftë për mbijetesë dhe liri pas një periudhe të gjatë terrori ndaj popullsisë civile”, ka thënë Spiropali, raporton Express.

“Çdo proces që lidhet me periudhën e luftës duhet të zhvillohet me vetëdije të plotë për kontekstin, dispropocrionin e forcës dhe realitetin e krimeve ndaj popullsisë civile”, ka shtuar ajo.

Spiropali ka thënë se Shqipëria nuk ndërhyn në proces dhe as s’paragjykon asnjë vendim gjyqësor, por se është obligim të thuhet që drejtësia duhet të jetë e plotë, pa shkelje standartesh ndërkombëtare e të drejtave të njeriut

“Ne nuk ndërhyjmë në proces dhe nuk paragjykojmë asnjë vendim gjyqësor, por kemi detyrim moral e historik që drejtësia duhet të jetë e plotë pa shkelje standardesh ndërkombëtare ligjore e të drejtave të njeriut, por jo drejtësie e pjesshme”, ka thënë ajo.

“Asnjë proces gjyqësor s’duhet të krijojë perceptimin se historia po shkruhet në mënyrë të pa balancuar. Asnjë proces s’duhet të krijojë hapësirë për idenë se rezistenca e një populli për liri të vendoset në të njëjtin plan moral me politikën e represionit që e parapriu atë”, ka shtuar Spiropali./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement