Spiropali: Njohja reciproke Kosovë - Serbi, e vetmja bazë e qëndrueshme për një marrëdhënie të shëndoshë - Gazeta Express
string(100) "spiropali-njohja-reciproke-kosove-serbi-e-vetmja-baze-e-qendrueshme-per-nje-marredhenie-te-shendoshe"

Lajme

Gazeta Express

25/02/2026 11:26

Spiropali: Njohja reciproke Kosovë – Serbi, e vetmja bazë e qëndrueshme për një marrëdhënie të shëndoshë

Lajme

Gazeta Express

25/02/2026 11:26

Ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali tha se dialogu Kosovë – Serbi është zgjidhja për “një stabilitet afatgjatë në rajon”.

Pas takimit me kryediplomatin e Kosovës, Glauk Konjufca, ajo tha në një konferencë të përbashkët për media se njohja reciproke është “e vetmja bazë e qëndrueshme”.

“Dialogu mbetet rruga për një zgjidhje të qëndrueshme dhe për një stabilitet afatgjatë në rajon. Por stabiliteti nuk ndërtohet mbi mohimin e realitetit. Realiteti është se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran. Njohja reciproke është e vetmja bazë e qëndrueshme për një marrëdhënie të shëndoshë mes dy shteteve dhe një rajon të lirë nga tensionet e trashëguara”, tha ajo.

Spiropali tha se “Serbia duhet të pajtohet me këtë realitet jo si akt presioni, por si hap i domosdsoshëm për normalizim të vërtetë”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement