Spiropali nesër në Kosovë, pritet nga Konjufca në mëngjes, më pas mbajnë një konferencë të përbashkët për media - Gazeta Express
string(109) "spiropali-neser-ne-kosove-pritet-nga-konjufca-ne-mengjes-me-pas-mbajne-nje-konference-te-perbashket-per-media"

Lajme

Gazeta Express

24/02/2026 16:16

Spiropali nesër në Kosovë, pritet nga Konjufca në mëngjes, më pas mbajnë një konferencë të përbashkët për media

Lajme

Gazeta Express

24/02/2026 16:16

Ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali do të vijë nesër në Prishtinë për vizitë, ku do të pritet nga zëvendëskryeministri dhe kryediplomati i Kosovës, Glauk Konjufca.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës njoftoi se takimi do të zhvillohet në orën 10:00.

“Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufca, pret nesër në takim Ministren për Evropën dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, znj. Elisa Spiropali. Datë:  25 shkurt 2024. Ora: 10:00. Vendi: Objekti i MPJD-së”, thuhet në njoftim.

Pas takimit, Konjufca dhe Spiropali do të dalin në një konferencë të përbashkët për media.

Advertisement
Advertisement
Advertisement