Spinazzola i thotë “po” Interit - Gazeta Express
string(29) "spinazzola-i-thote-po-interit"

Spinazzola i thotë “po” Interit

Gazeta Express

14/01/2020 17:34

Mbrojtësi i Romës, Leonardo Spinazzola raportohet se e ka pranuar kontratën nga Interi dhe vetëm po pret që të realizohet marrëveshja e shkëmbimit me Matteo Politano

Sipas gazetarit të Gazzetta dello Sport, Nicolo Schira Nerazzurri kanë arritur marrëveshje personale me ish lojtarin e Juventusit ku do ti japin pagë atij 2.7 milionë euro në vit.

Lexo Edhe:

Interi tani ka filluar negociatat për një marrëveshje me Romën ku do të shkëmbehet Matteo Politano në ekipin tjetër.

Politano ka dhënë shënja që e aprovon një lëvizje tek Giallorossi, ku do ta zëvendësojë të lënduarin Nicolo Zaniolo.

Spinazzola u ble nga Juventus për 29.5 milionë euro verën e kaluar dhe ka luajtur në krahun e djathtë të mbrojtjes, pavarësisht se ai preferon të luaj në anën e majtë. /GazetaExpress/