Spider-Man, i pari në Britani, Kore të Jugut dhe Meksikë - Gazeta Express
string(54) "spider-man-i-pari-ne-britani-kore-te-jugut-dhe-meksike"

Spider-Man, i pari në Britani, Kore të Jugut dhe Meksikë

TV/Film

Gazeta Express

16/12/2021 22:14

Filmi “Spider-man: No Way Home” ka thyer rekord të shitjes së biletave në Britani të Madhe, Kore të Jugut dhe Meksikë, pas premierës që u dha të mërkurën

“Spider-Man: No Way Home” ka arritur që ta marrë vendin e parë për shitje të biletave për 24 orë në Britani, Kore dhe Meksikë.

Lexo Edhe:

Sipas Deadline, filmi aksion që u xhirua gjatë pandemisë së Covidit ka arritur rekord duke fituar 5.28 milionë dollarë në Kore dhe është bërë filmi më i shikuar në Britani ku ka arritur të fitojë 10.1 milionë dollarë.

Në Meksikë, “Spider-Man: No Way Home” është bërë filmi që ka fituar më se shumti në treg duke fituar 9 milionë dollarë këtë të mërkurë, duke kaluar kështu filmin Avengers: Endgame. /GazetaExpress/