Spektakulare – puthje mes Anitës dhe Ramushit në “Dance With Me” - Gazeta Express
string(60) "spektakulare-puthje-mes-anites-dhe-ramushit-ne-dance-with-me"

Spektakulare – puthje mes Anitës dhe Ramushit në “Dance With Me”

TV/Film

Gazeta Express

24/10/2022 23:05

Një moment i veçantë dhe shumë i veçantë ka ndodhur gjatë provove të spektaklit “Dance with Me”.

Anita Haradinaj ka pasur një spektator të veçantë gjatë provave në Dance Albania. Bashkëshorti i saj, ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ishte në Tv Klan për ta ndjekur teksa kërcente.

Lexo Edhe:

Pasi shijoi performancën e gruas së tij, mes çiftit Haradinaj u shkëmbyen disa puthje. Ish-kryeministri i Kosovës nuk ngurroi që të shprehte vlerësimin e lartë për bashkëshorten e tij.

“Shumë e mirë je, shumë e guximshme. Kjo për mua është krejt ndryshe!”, ka thënë ndër të tjera Ramushi.

“Do të doja që ti të kërceje me mua aty, të bësh një dy padjeshka”, ia ka kthyer Anita.

“Për aty nuk e di më kërcy, tashi që ke mësuar ndoshta. Sa e mirë je e dinë të gjithë!”, ka thënë Ramushi.

Anita Haradinaj është duke marrë pjesë në spektaklin “Dance With Me”, e ku ndodhet larg shtëpisë dhe fëmijëve. Gjatë kësaj prove ajo nuk i ka mbajtur dot emocionet teksa është shprehur për ta.