Spektakël nga Kosova në CS2, fiton me përmbysje ndaj Danimarkës - Gazeta Express
string(62) "spektakel-nga-kosova-ne-cs2-fiton-me-permbysje-ndaj-danimarkes"

eSPORTS

Gazeta Express

10/07/2025 19:55

Spektakël nga Kosova në CS2, fiton me përmbysje ndaj Danimarkës

eSPORTS

Gazeta Express

10/07/2025 19:55

Ekipi i Kosovës në Counter-Strike 2 po vazhdon me paraqitje mbresëlënse.

Pas triumfit dje ndaj Çekisë, Kosova sot shënoi fitore me përmbysje spektakolare ndaj Danimarkës 2:1.

Në “Train” Danimarka arriti të shënojë fitore 13:9, duke bërë një hap drejt fitores.

Por, “Dardanët” në map-in “Mirage” arritën të fitonin 13:10 për ta barazuar ndeshjen dhe çuar atë në map-in vendimtar.

Në “Ancient” Kosova shënoi fitore 13:9 duke avancuar tutje.