Spektakël në Londër, derbi përfundon në barazim - Gazeta Express
string(46) "spektakel-ne-londer-derbi-perfundon-ne-barazim"

Futboll

Gazeta Express

14/08/2022 19:41

Spektakël në Londër, derbi përfundon në barazim

Futboll

Gazeta Express

14/08/2022 19:41

Chelsea dhe Tottenham kanë ndarë pikët në një ndeshje spektakulare në Londër sonte. Koulibaly (19’) dhe Reese James (77’) shënuan për Chelsea kurse Hojberg (68’) dhe Harry Kane (90+6) shënuan për Tottenham.

Chelsea dhe Tottenham kanë barazuar me rezultat 2-2 në një ndeshje plot spektakël në Premier Ligë.

Lexo Edhe:

Pjesa e parë fitoi e qetë me një presion të Tottenham para portës së vendasve por që nuk arrinte që të krijonte shanse për të shënuar.

Goli i parë erdhi pas një bashkëpunimi në mes të dy transfereve të Chelsea. Marc Cucurella krosoi dhe Koulibaly shënoi me vole golin e parë në minutën e 19.

Ryan Sessegnon (22’) kishte rastin më të mirë për të shënuar për Spurs në këtë ndeshje por që pjesa e parë përfundoi me rezultat minimal për Chelsean.

Me të filluar pjesa e dytë, Heung-Min Son (48’) rrezikoi por Mendy ishte aty për ta pritur goditjen e tij.

Kane (62’) pati shansin tjetër më të mirë për të shënuar gol por nuk ishte i saktë në goditjen e tij.

Tottenham do të barazonte rezultatin në minutën e 68-të, në një mënyrë shumë të dyshimtë pasi që më parë u dyshua për një faul në Havertz të Chelsea nga Kulusevski dhe pozitë jashtëloje të Richarlison.

Megjithatë goli i Hojberg u pranua.

Chelsea do ta kthente epërsinë në minutën e 77 me anë të Reese James që u asistua nga Sterling.

Havertz (86’) kishte po ashtu një mundësi të mirë për të shënuar por goditja e tij përfundoi jashtë.

Kur u mendua që Chelsea do ta fitonte këtë ndeshje, kështu nuk mendoi Harry Kane që shënoi një gol të bukur në minutën e gjashtë shtesë të fundit të ndeshjes.

Gjatë këtij spektakli nuk kanë munguar as përplasjet e dy trajnerëve të dy skuadrave, Thomas Tuchel dhe Antonio Conte të cilët për pak sa nuk u rrahën në këtë takim. Për këtë Tuchel ka marrë karton të kuq ashtu sikurse edhe Conte.

Tottenham është në vendin e katër pas këtij barazimi pas Brentford që është në vendin e tretë kurse Chelsea në vendin e shtatë me po aq pikë sa Tottenham por me golëdallim më të vogël.

Tottenham do të luajë kundër Wolves ndeshjen e ardhshme në shtëpi kurse Chelsea luan kundër Leeds United si mysafirë. /GazetaExpress/