Spektakël mode në Green Coast - Gazeta Express
string(29) "spektakel-mode-ne-green-coast"

Lajme

Gazeta Express

27/06/2025 18:38

Spektakël mode në Green Coast

Lajme

Gazeta Express

27/06/2025 18:38

Miss Universe Albania & Kosovo, rikthehet këtë herë në La Vista

Në një mbrëmje dedikuar bukurisë shqiptare, La Vista, lifestyle center në zemër të Green Coast, u shndërrua në një pasarelë emocionesh, elegance dhe bukurie. Për të dytin vit radhazi, sfilata e Miss Universe Albania & Kosovo solli në Rivierën Shqiptare një spektakël të vërtetë.

Vajzat konkurrente krijuan një atmosferë magjepsëse përmes katër sfilatave, që sollën secila një frymë unike. Nga bikinit më  IN të sezonit, veshjet e lehta verore dhe deri tek kostumet tradicionale që nderonin rrënjët shqiptare, spektakli ishte një festë e vërtetë e estetikës dhe elegancës.

Mbrëmja u drejtua nga Françeska Rustem, Miss Universe Albania në fuqi, e cila me finesë prezantoi vajzat më të bukura nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi, ndërsa juria, e përbërë nga emra të njohur të botës së spektaklit si Albert Dumani, Adela Cani dhe Xhensila Pere, ndau çmime që vlerësonin aspekte të ndryshme të prezencës skenike si Miss Bikini, Best Model, Miss Eleganca, Miss Social Media, Miss Fotozhenia, si dhe një çmim special të produksionit.

I ftuar nderi i mbrëmjes ishte fotografi i njohur ndërkombëtarisht, Fadil Berisha, figura që solli për herë të parë spektaklin e Miss Universe në Shqipëri dhe që mbetet një nga promovuesit më të mëdhenj të bukurisë shqiptare në arenën globale. Gjatë ceremonisë ai vlerësoi potencialin e vajzave shqiptare që sipas tij nuk qëndron vetëm në pamje, por në vetëdijen që ato kanë për përfaqësimin, kulturën dhe identitetin kombëtar.

Për producentin e Miss Universe Albania & Kosovo, Eduard Deda, bashkëpunimi me Green Coast krijon një eksperiencë më shumë për konkurrentet, duke i vendosur ato në një mjedis që i frymëzon dhe u ofron një platformë të denjë për t’u promovuar. “Ky nuk është thjesht një spektakël bukurie,” u shpreh ai, “por një rrugëtim ku vajzat mësojnë të prezantojnë më së miri veten dhe vendin e tyre.”

Kjo eksperiencë magjike buzë detit në Green Coast, i paraprin spektaklit final ditën e nesërme, ku do të përzgjidhet vajza që do të mbajë kurorën e Miss Universe Albania & Kosovo 2025. 

Aktivitete të tilla të larmishme e bëjnë Green Coast një nga destinacionet më të kërkuara të bregdetit shqiptar, jo vetëm për pushime dhe relaks, por edhe si një hapësirë që promovon stilin, kulturën dhe traditën shqiptare. Përmes një kalendari të larmishëm eventesh dhe bashkëpunimesh me emrat më të njohur të artit dhe spektaklit, Green Coast gjithnjë e më shumë po kthehet në një pikë referimi ku natyra, arti dhe stili i jetesës bashkohen në një eksperiencë unike.