Spektakël futbolli dhe festë shqiptare, Hafenbar Neuss e fiton turneun madhështor "Zejnullah Zejna", i cili i mblodhi rreth 80 ekipe në Gjermani - Gazeta Express
string(142) "spektakel-futbolli-7dhe-feste-5shqiptare-hafenbar-neuss-e-fiton-turneun-madheshtor-zejnullah-zejna-i-cili-i-mblodhi-rreth-80-ekipe-ne-gjermani"

Futboll

Moral Pozhegu

01/05/2026 22:51

Spektakël futbolli dhe festë shqiptare, Hafenbar Neuss e fiton turneun madhështor “Zejnullah Zejna”, i cili i mblodhi rreth 80 ekipe në Gjermani

Futboll

Moral Pozhegu

01/05/2026 22:51

Shqiptarët në Gjermani kishin festë sot.

I madh e i vogël, nga vende të ndryshme të këtij shteti gjigant ia kishin mësyrë qytezës Stukenbrock, ku u mbajt turneu madhështor tradicional i futbollit, “Zejnullah Zejna”.

Ky dëshmor i kombit nderohet nga shokët e dikurshëm çdo vit me këtë turne përkujtimor, i cili këtë vit i mblodhi rreth 80 ekipe të futbollit nga Gjermania, por edhe më gjerë.

Mbi 5000 pjesëmarrës u argëtuan me mbi 150 ndeshje futbolli.

Por, sot futbolli ishte veç një pjesë e programit, pasi nuk mungoi as muzika, vallëzimet dhe ushqimi tradicional shqiptar.

Në një event që shihet rrallë në diasporë, organizatorët kishin punuar me javë të tëra që gjithçka të shkonte “në vijë” dhe ashtu doli të jetë.

Mërgimtarët me të vërtetë u argëtuan sot dhe armosfera të dukej sikur të ishe në Kosovë.

Ishte vërtetë një festë dhe një mundësi për t’u takuar dhe për t’u çmallur me njëri-tjetrin shqiptarët që jetojnë në diasporë.

Kur jemi te futbolli, fitues i turneut “Zejnullah Zejna” u shpall ekipi Hafenbar Neuss, i cili në finale e mposhti ekipin Istanbul United.

Ekipi shqiptar triumfoi me përmbysje me rezultat 3:2 pasi paraprakisht po humbiste 0:2.

Lojtari më i mirë i turneut u zgjodh pikërisht nga ekipi fitues, e ai ishte Lejs Zenuni.

Ndërkohë, krahas Kupës që e mori ekipi fitues, u ndanë edhe mirënjohje për ata që kontribuan për këtë turne dhe që japin kontribut për futbollin shqiptar në diasporë.

Fillimisht mirënjohje mori familja Zejna për ta nderuar dëshmorin Zejnullah Zejna, për të cilin u mbajt edhe ky turne.

Mirënjohje u ndanë edhe për konsullin Behar Isma, për anëtarin e Komitetit Ekzekutiv të FFK-së në diasporë, Enver Muzliukaj, për Afrim Osmanaj në emër të Federatës së Futbollit Shqiptar në Gjermani, për televizionin T7 dhe për Alban Lumin për mbulimin mediatik, për referët Alban Shala dhe Naim Gela, për Rrahim Maliqin dhe për Bujar Nezirin nga FC Kosova Dusseldorf. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement