Specialja për Express: Sigurimi i kërkoi Krasniqit ta hiqte kravatën, ajo iu kthye pasi u sqarua se s'ndalohet si veshje - Gazeta Express
string(117) "specialja-per-express-sigurimi-i-kerkoi-krasniqit-ta-hiqte-kravaten-ajo-iu-kthye-pasi-u-sqarua-se-sndalohet-si-veshje"

Lajme

Gazeta Express

09/07/2024 17:04

Specialja për Express: Sigurimi i kërkoi Krasniqit ta hiqte kravatën, ajo iu kthye pasi u sqarua se s’ndalohet si veshje

Lajme

Gazeta Express

09/07/2024 17:04

Mbrojtja e Jakup Krasniqit dje gjatë seancës ka kërkuar sqarime se pse ish-zëdhënësit të UÇK-së nuk i është lejuar kravata kuq e zi me simbolin e shqiponjës në seancë. Gjyqtari Charles Smith III kishte thënë se do të interesohej për këtë çështje.

Besnik Velija

Sot Gazeta Express ka kontaktuar Zyrën për Media të Dhomave të Specializuara dhe në përgjigjen e parë kanë thënë se informacionet e vetme për rastin janë ato që janë thënë në seancën e së hënës.

Mirëpo në një përgjigje të dytë për Gazetën Express kanë sqaruar se të hënën më 8 korrik përpara seancës, sigurimi i Dhomave të Specializuar i kishte kërkuar Jakup Krasniqit që të hiqte kravatën dhe se të njëjtit kanë kërkuar sqarime nga Shefi i Oficerëve të Qendrës së Ndalimit rreth asaj nëse kollarja hyn tek veshjet që ndalohet nga rregullat e ndalimit.

Nga Gjykata Speciale kanë thënë për Express se pasi është konfirmuar se kravata është e lejuar për tu vendosur, e njëjta i është kthyer Jakup Kransiqit.

“Para seancës dje, Siguria e DHSK-së i kërkoi z. Krasniqi të hiqte kravatën ndërsa kërkonte sqarime nga Shefi i Burgimit nëse rregullat e burgimit që ndalojnë veshjen e caktuar do të zbatoheshin në këtë rast. Kravata iu kthye z. Krasniqi dhe Shefi i Burgimit ka konfirmuar që është e lejueshme të mbajë kravatën”, ka thënë për Gazetën Express, Michael Doyle, zëdhënës i Dhomave të Specializuara./GazetaExpress/