Specialja e fton Burim Ramadanin, inspektorin e AKI-së, në Hagë - Gazeta Express
string(61) "specialja-e-fton-burim-ramadanin-inspektorin-e-aki-se-ne-hage"

Specialja e fton Burim Ramadanin, inspektorin e AKI-së, në Hagë

Lajme

Gazeta Express

23/05/2022 14:00

Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI), njofton se Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dërguar fletëthirrje për dëshmitar për Inspektorin e Përgjithshëm të AKI-së, Burim Ramadani.

“Në fletëthirrje precizohet se z. Ramadani urdhërohet të paraqitet si dëshmitar për t’u marrë në pyetja nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, në datën e caktuar, dhe në fletëthirrje nga ai është kërkuar që “të ofrojë detaje në lidhje me lokacionin e tij fizik dhe gjeografik gjatë kohës se luftës, dhe të ofrojë dokumentacion përfshirë këtu edhe fotografi dhe të dhëna tjera nga periudha nga 1 janar 1998 deri 31 dhjetor 2000”.

Lexo Edhe:

z. Ramadani është plotësisht i vetëdijshëm për obligimet ligjore në raste të këtilla, sikurse edhe që beson se ky është një gabim teknik dhe si i tillë do të qartësohet më tutje”, njofton AKI, transmeton Gazeta Express.

Njoftimi i plotë i AKI-së: