Specialisti i ISHP-së: Covid19 rriti numrin e të infektuarve në verë, ndryshe nga çfarë ishte parashikuar - Gazeta Express
string(103) "specialisti-i-ishp-se-covid19-rriti-numrin-e-te-infektuarve-ne-vere-ndryshe-nga-cfare-ishte-parashikuar"

Specialisti i ISHP-së: Covid19 rriti numrin e të infektuarve në verë, ndryshe nga çfarë ishte parashikuar

Gazeta Express

13/07/2020 19:24

Specialisti në ISHP Artan Simaku është shprehur se koronavirusi Covid-19, veproi ndryshe nga viruset respiratore.

Sipas tij, me ardhjen e verës nuk u ul numri i personave të infektuar, por është rritur.

Lexo Edhe:

“Në fillim të epidemisë u fol se me ardhjen e verës, mund të ulej virulenca e virusit dhe shkalla e transmetueshmërisë.

Kjo ishte një hipotezë që nuk u vërtetua, në fakt u ndikua e kundërta.

Temperaturat mund të ndikojnë në sezonin e ardhshëm, kur virusi mund të sillet si virus sezonal.

Sanatoriumi dhe Infektivi, si dhe do të jenë Covid dhe dy spitale të tjera, ish-kirurgjia dhe ish-ndërtesa e Kristalit në autostradë.

Nëse respektohen masa nga popullata dhe bizneset nuk do të jetë nevoja për ti përdorur këto spitale.

Nuk ka të dhënë të vërtetuara, por nuk përjashtohet mundësia për tu transmetuar në ajër. Deri më tani kemi prova që ky virus transmetohet me anë të stërkalave dhe të prekjes’, tha Simaku në syri tv.