Specialistët thirrje qytetarëve: S'ka vend për panik, lëkundjet e pas tërmetit do vazhdojnë - Gazeta Express
string(88) "specialistet-thirrje-qytetareve-ska-vend-per-panik-lekundjet-e-pas-termetit-do-vazhdojne"

Specialistët thirrje qytetarëve: S’ka vend për panik, lëkundjet e pas tërmetit do vazhdojnë

Gazeta Express

03/12/2019 16:02

Ekspertet sizmikë Vilson Bare dhe Vilson Silo thonë se nuk ka vend për panik dhe se lëkundjet pas tërmetit do të vazhdojnë.

Specialistët theksojnë faktin se qytetarët duhet t’i kthehen normalitetit.

Lexo Edhe:

Ndërkohë që sipas tyre, fenomeni që u vu re në ndërtesat shumëkatëshe ishte se mungonin brezat antisizmik.

Rreziku pas tërmetit të 26 nëntorit sipas specilistëve ka kaluar tashmë nuk ka vend më për panik.

Sipas ekspertëve të sizmiologjisë lëkundjet pas tërmetit do të vazhdojnë edhe për disa kohë.

Ky tërmet sipas specialistëve nxorri në pah ndërtime shumëkatëshe në truall të palejueshëm dhe jashtë standardeve sizmike.

Për Vilson Silo, duke folur për Abc nga kjo situatë duhet të dalin shumë mësime ku të ketë edhe ndëshkim ligjor nëse nuk zbatohen kriteret në ndërtime.

Specialistët i bëjnë thirrje qytetarëve që t’i kthehen normalitetit.