Albin Kurti ka vendosur të flasë sonte në televizionin T7. Kryeministri do të intervistohet nga Fidan Jupolli në emisionin DPT te Fidani.
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosjes ka vendosur të përgjigjet sonte në emisionin DPT te Fidani në televizionin T7 për punën e tij 100 ditore në krye të Qeverisë.
Kjo është hera e parë që Albin Kurti si Kryeministër vjen në televizionin T7 derisa në fushatën zgjedhore kishte ardhur dy herë.
Kurti ka mbushur 100 ditë në Qeveri ndërsa vetëm gjysmën e tyre i ka si Kryeministër ndërsa prej 5 marsit udhëheq Ekzekutivin e shkarkuar nga më shumë se 2/3 e deputetëve.
Fituesi i zgjedhjeve të 6 tetorit të vitit 2019 s’arriti të çojë deri në fund idenë e “Koalicionit të Shpresës” i ndërtuar me Partinë e Isa Mustafës.
Kurti sonte do të përgjigjet edhe për planet e tij pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që pritet të publikohet më së largu më 29 maj. Për protestat e mundshme, për menaxhimin e pandemisë dhe tema të tjera.
Emisioni fillon në orën 20:45.