Spasovski: Themelimi i shkollës së mesme policore është tërësisht i jashtëligjshëm - Gazeta Express
string(81) "spasovski-themelimi-i-shkolles-se-mesme-policore-eshte-teresisht-i-jashteligjshem"

Maqedoni

Gazeta Express

03/09/2025 19:20

Spasovski: Themelimi i shkollës së mesme policore është tërësisht i jashtëligjshëm

Maqedoni

Gazeta Express

03/09/2025 19:20

Ka përfunduar në kuvend debati mbi propozimin e Ligjit për shkollën e mesme policore.

Nënkryetarja e Kuvendit, Vesna Bendevska kumtoi se ky ligj sillet me shumicë votash nga deputetët e pranishëm, me ç’rast duhet të ketë shumicë votash nga deputetët e pranishëm që i takojnë bashkësive që nuk janë shumicë.

Oliver Spasovski, koordinues nga grupi i deputetëve të LSDM-së theksoi se kjo zgjidhje ligjore është antikushtetuese, tërësisht është jashtë Ligjit për arsim të mesëm, në kurarë korelacioni me këto norma ligjore dhe në atë mënyrë, siç tha, del jashtë suazave të procesit arsimor në Maqedoni.

Kujtojmë se ditë më parë ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, ka njoftuar se nga shtatori i vitit 2026 do të kthehet Shkolla e mesme e policisë .

Toshkovski njoftoi punësim të garantuar për të gjithë ata që do të diplomohen nga shkolla e mesme e policisë.