Spasovski shprehet optimist për miratimin e ligjit për Prokurorinë Publike - Gazeta Express
string(74) "spasovski-shprehet-optimist-per-miratimin-e-ligjit-per-prokurorine-publike"

Spasovski shprehet optimist për miratimin e ligjit për Prokurorinë Publike

Gazeta Express

26/01/2020 14:38

Ligji për Prokurorinë Publike do të dorëzohet në Kuvend shumë shpejtë, deklaroi në konferencën për shtyp kryeministri Oliver Spasovski duke i inkurajuar të gjitha partitë politike, grupet parlamentare dhe deputetët e pavarur të vazhdojë dialogu me Qeverinë, njofton KOHA.

“Mendoj se pikërisht tani është momenti që të gjitha partitë politike, të gjithë përfaqësuesit e popullit në Kuvend të mbajnë përgjegjësinë e tyre, për shkak të asaj që nga njëra anë të gjithë bashkë kemi përgjegjësinë se çka do të bëjmë për të ardhmen e shtetit në rrugën evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe e dyta, se çka do të bëjmë të gjithë bashkë për drejtësinë”, deklaroi kryeministri në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri.

Lexo Edhe:

Sipas tij, po përfundon koha vetëm e deklaratave para qytetarëve se dikush angazhohet për drejtësi. “Këtu veçanërisht dua t’iu bëj thirrje deputetëve të opozitës parlamentare, nga partia më e madhe opozitare që të ndalojnë me kalkulimet partiake, me politikbërje, me vendosjen e interesave të tyre politike dhe personale para interesave të shtetit dhe përfundimisht të vendosen në një ligj që do të nënkuptojë rritje të garantuar të drejtësisë, rritje të garantuar të gjyqësorit të prokurorisë publike, nga njëra anë dhe e dyta të ndihmojnë të paktën një herë që t’i realizojmë interesat tona në pjesën e Ligjit për Prokurorinë Publike dhe marrjen e datës për fillimin e negociatave”, tha Spasovski.

E dimë, shtoi kryeministri teknik, se ky nuk është kusht nga ana e BE-së për marrjen e datës për negociata, por vlerësoi se është moment plotësues pozitiv që do të nevojitet që t’i fillojmë negociatat sa më shpejtë që është e mundur.

Spasovski pret që ky dialog të kontribuojë që të miratohet zgjidhja ligjore dhe politika një herë e përgjithmonë, siç tha, t’i heqë duart nga gjyqësori dhe prokuroria dhe përmes zgjidhjes normale ligjore të garantohet drejtësia për të gjithë në shtetin tonë.

“Këto janë pritjet e mia, punojmë për këtë të gjithë ne dhe në Qeveri punojmë për këtë bashkë me grupet parlamentare, me deputetët dhe e gjithë përpjekja jonë në periudhën e ardhshme do të jetë që të kemi sukses në bisedimet për miratimin e Ligjit për Prokurorinë Publike”, tha kryeministri

Tha se shumë shpejtë propozim-ligji do të dorëzohet në Kuvend. “Ne bisedojmë bashkë me ministrin e Drejtësisë dhe me grupet parlamentare. Megjithatë me të vërtetë vlerësojmë se është momenti që të dorëzohet deri në Kuvend dhe përmes procedurës kuvendore të tregojmë thjeshtë se kush dëshiron t’i mbështesë perspektivat dhe të ardhmen e këtij shteti, t’i dëgjojmë argumentet nëse ka edhe argumente të kundërta, megjithatë ai është një debat demokratik i cili është i pjekur dhe i cili duhet të udhëhiqet brenda Kuvendit dhe këtë do ta bëjmë shumë shpejtë”, tha Spasovski./GazetaExpress/