Spasovski: Pas 15 vitesh kandidat për në BE, presim një përgjigje pozitive - Gazeta Express
string(72) "spasovski-pas-15-vitesh-kandidat-per-ne-be-presim-nje-pergjigje-pozitive"

Gazeta Express

15/01/2020 16:40

Spasovski: Pas 15 vitesh kandidat për në BE, presim një përgjigje pozitive

Gazeta Express

15/01/2020 16:40

Kryeministri teknik Oliver Spasovski në një deklaratë për shtyp në prani të euro-komisarit për Politikë Fqinjësore dhe Zgjerim, Oliver Varhelji,  tha se pas 15 vitesh kandidat për në BE presim një përgjigje pozitive nga BE-ja.

Ai tha se presim që nga tetori i vitit të kaluar një përgjigje pozitive, pasi sipas tij, Maqedonia e Veriut i kishte përmbushur të gjitha kërkesat. “Këtë herë presim mos të ndodhi i njëjti gabim si ai i tetorit të vitit të kaluar. BE-ja ka qenë gjithmonë objektivi ynë i qartë dhe për këtë jemi të palëkundur duke çuar edhe reformat e kërkuar përpara”, tha Spasovski.

Lexo Edhe:

Kryeministri Teknik Oliver Spasovski gjatë takimit që ka realizuar me Euro-komisarin Oliver Varhelji ka njoftuar këtë të fundit rreth angazhimeve të Qeverisë teknike në drejtim të organizimit të zgjedhjeve të lira dhe demokratike.

“Gjatë takimit tonë kam informuar euro-komisarin për punën e qeverisë teknike për angazhimin rreth organizimit për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike. Shteti jonë gjendet në një periudhë shumë të rëndësishme, kur pritet funksionimi i të gjitha institucioneve në shtet. Dhe kjo është periudha kur në maksimum duhet të vij në shprehje angazhimi personal, politik dhe institucional për të dhënë më të mirën për qytetarët dhe zhvillimin dhe përparimin e RMV-së. Është koha kur duhet të përgatiten zgjedhjet e lira dhe demokratike dhe të përfundojnë aktivitete për anëtarësim të plotë të vendit në NATO. Të përcillen me vëmendje zhvillimet dhe vendimet e Këshillit Evropian të ndërlidhura me integrimin në Bashkimin Evropian, dhe assesi të vihen në rrezik”, tha Spasovski.