Spasovski: Nga një shtet i robëruar, sot Maqedonia është shtet i lirë dhe demokratik - Gazeta Express
string(82) "spasovski-nga-nje-shtet-i-roberuar-sot-maqedonia-eshte-shtet-i-lire-dhe-demokratik"

Spasovski: Nga një shtet i robëruar, sot Maqedonia është shtet i lirë dhe demokratik

Gazeta Express

01/12/2019 10:35

“Të gjitha përpjekjet dhe të gjitha angazhimet në luftën kundër regjimit janë paguar, nga një shtet i robëruar sot kemi shtet të lirë dhe demokratik, mik me botën demokratike”, theksoi nënkryetari i LSDM-së, Oliver Spasovski në tribunën qytetare “Në rrugë të drejtë” sot në Negotinë.

“Ishim të gatshëm për gjithçka, madje edhe rrezikun për jetë nga ngjarjet e 27 prillit dhe gatishmërinë nëse duhet dhe jetën ta flijojmë për çlirimin e shtetit, ia dolëm. Së bashku me ju qytetarë të nderuar. Ishim të gatshëm ta flijonim jetën sepse e dinim se vetëm një Maqedoni e lirë mund të shkojë përpara, theksoi Spasovski. Tani sërish e jetojmë lirinë dhe demokracinë, por nuk kemi harruar si 11 vjet është jetuar në izolim, frikë dhe kërcënime, me procese të montuara për llogari me kundërshtarët, si është shkelur liria e mediumeve dhe e shprehjes së lirë.
Nuk ishte e lehtë, por ishim të vendosur, nuk kalkuluam, menduam për shtetin, për qytetarët dhe për ardhmërinë. Dhe ia dolëm së bashku me ju”, përfundoi Spasovski/
Spasovski u falënderoi qytetarëve të Negotinës për praninë dhe shtoi se LSDM-ja mund t’i shikojë qytetarët në sy, sepse vetëm për 2 vjet e gjysmë ka punuar shumë, në mënyrë të ndershme dhe të përgjegjshme.

Lexo Edhe: