Spasovski apel qytetarëve te Kumanovës: Nuk ka hapësirë për panik - Gazeta Express
string(64) "spasovski-apel-qytetareve-te-kumanoves-nuk-ka-hapesire-per-panik"

Spasovski apel qytetarëve te Kumanovës: Nuk ka hapësirë për panik

Gazeta Express

04/04/2020 11:20

Kryeministri Oliver Spasovski sonte në profilin e tij në Fejsbuk u qytetarëve te Kumanovës të jenë të matur në këto momente, duke shtuar se nuk ka hapësirë për panik për shkak te orës policore, përcjell GazetaExpress nga Alsat.

“‘Apeloj qytetarët e Kumanovës që të jenë të matur në këto momente, nuk ka hapësirë për panik, masa është për fundjavë dhe nuk ka nevojë të nënshtrohemi në rrezik dhe të dilet dhe blihet nëpër dyqane, dy tre ditë mund të kalohet në izolim”, ka shkruar Spasovski.

Lexo Edhe:

Ai ka thënë se vendimi është sjell në bazë të opinioneve të personave ekspert nga Komisioni për sëmundje ngjitëse.

“Ky është vendim i vështirë, restriktiv, por i patjetërsueshëm të sillet që të shpëtojmë jetët dhe shëndetin e qytetarëve dhe të pengojmë rrugën e përhapjes së virusit”, ka shkruar në Fejsbuk, numri një i qeverisë, Oliver Spasovski./GazetaExpress/B.Lika/