Spanja kundërshton rritjen “e paarsyeshme” të shpenzimeve të NATO-s në 5% të PBB-së - Gazeta Express
string(80) "spanja-kundershton-rritjen-e-paarsyeshme-te-shpenzimeve-te-nato-s-ne-5-te-pbb-se"

Lajme

Gazeta Express

19/06/2025 16:46

Spanja kundërshton rritjen “e paarsyeshme” të shpenzimeve të NATO-s në 5% të PBB-së

Lajme

Gazeta Express

19/06/2025 16:46

Mediat spanjolle kanë raportuar se, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez i ka bërë të qartë Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, se propozimi për të rritur objektivin e shpenzimeve për mbrojtjen në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto është i paarsyeshëm dhe kundërproduktiv.

Sipas gazetës El Pais, Reuters raporton se në një letër drejtuar Rutte-s përpara samitit të ardhshëm të NATO-s në Hagë, Sanchez ka shprehur qartë kundërshtimin e tij ndaj ndryshimit të objektivit, duke argumentuar se një nivel i tillë shpenzimesh “nuk është i domosdoshëm për të përmbushur angazhimet ndaj aleancës”.

Bëhet e ditur se ai tutje ka shpjeguar se shifra 5% nuk përfaqëson nivelin e përkushtimit ndaj mbrojtjes kolektive, dhe se Spanja është e bindur se mund të përmbushë detyrimet e saj me më pak shpenzime.

Spanja gjithashtu ka paralajmëruar se vendosja e një objektivi të tillë do të kishte pasoja të dëmshme për ekonominë spanjolle, pasi do të detyronte qeverinë të rriste taksat, të shkurtonte shërbimet publike dhe të ngadalësonte tranzicionin drejt energjisë së gjelbër.

 “Ne zgjedhim të mos bëjmë këto sakrifica,” thuhet se ka deklaruar ai.

El Pais ndër të tjera ka shkruar se objektivi i ri i NATO-s për shpenzime në nivelin 5% pritej të miratohej në mënyrë unanime, por kundërshtimi i Spanjës mund të hapë diskutime të reja për këtë vendim.