Spanja ia ‘terron’ Serbisë, e mposht pastër në “Ceramica” - Gazeta Express
string(52) "spanja-ia-terron-serbise-e-mposht-paster-ne-ceramica"

Futboll

Gazeta Express

27/03/2026 23:10

Spanja ia ‘terron’ Serbisë, e mposht pastër në “Ceramica”

Futboll

Gazeta Express

27/03/2026 23:10

Mikel Oyarzabali shënoi dy gola të shkëlqyer në pjesën e parë, ndërsa debutuesi Victor Munoz realizoi në ndeshjen e tij të parë me ekipin A, duke i dhënë Spanjës një fitore të pastër 3-0 ndaj Serbisë në një miqësore para Kupës së Botës.

Serbia u bë kundërshtari i Spanjës pasi plani fillestar për të luajtur kundër Argjentinës në Katar u anulua për shkak të konfliktit në rajonin e Gjirit, me ndeshjen që u luajt në “Estadio de la Ceramica” në Villarreal.

Oyarzabal kaloi Spanjën në avantazh në minutën e 16-të, pas një aksioni shumë të bukur me pasime të sakta.

Ai dyfishoi rezultatin në minutën e 44-t me një goditje të fuqishme nga jashtë zone.

Spanja dominoi pjesën më të madhe të ndeshjes, por goli i tretë erdhi vetëm në minutën e 72-të, kur Munoz shënoi pas një asistimi spektakolar me thembër nga Ferran Torres.

Spanja do të garojë në Grupin H të Kupës së Botës që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Ata do ta nisin turneun më 15 qershor kundër Kepit të Gjelbër, përpara se të përballen me Arabinë Saudite dhe Uruguajin./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement