Spanja e ka nisur mbarë ciklin kualifikues për Kupën e Botës 2026.
Kampionia e Europës triumfoi 0:3 në udhëtim ndaj Bullgarisë, shkruan Gazeta Express.
Oyarzabal kaloi mysafirët në epërsi në minutën e pestë të ndeshjes, pas një asisti fantastik nga Zubimendi.
Në minutën e 30-të Cucurella dyfishoi epërsinë e Spanjës.
E tetë minuta më vonë, Merino realizoi pas asistit nga Yamal, duke kryer punën e fituesit qysh në pjesën e parë.
Në të dytën, nuk pati më gola dhe mysafirët iu gëzuan pikëve të para të këtij cikli kualifikues.