Trajneri i Juventus, Luciano Spalletti, ka bërë një krahasim të veçantë mes yllit të tij të ri, Kenan Yildiz, dhe ish-lojtarëve të njohur të Serie A, Khvicha Kvaratskhelia dhe Antonio Di Natale, duke e cilësuar italianin si një nga talentet më të nënvlerësuara me të cilët ka punuar.
Yildiz, i cili mungoi në ndeshjen e parë të Spallettit si trajner i Juventusit këtë fundjavë, pritet të rikthehet në formacionin bazë për përballjen ndaj Sporting CP në Champions League të martën në mbrëmje.
Gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes të hënën mbrëma, Spalletti konfirmoi se Yildiz është i gatshëm për sfidën dhe nuk ngurroi ta vendoste mes disa talenteve të mëdhenj me të cilët ka punuar:
“Ai është i gatshëm. Jam me fat sepse kam pasur disa lojtarë të shkëlqyer. Kvara kishte ato karakteristika. Një tjetër që kishte pak vëmendje, por talent të jashtëzakonshëm ishte Toto Di Natale. Yildiz është një nga ata që në fund të sezonit do të jenë në të gjitha Instagram-et e njerëzve”, tha ai.
Kenan Yildiz, 20 vjeç, ka kontribuar me 7 gola ose asistime në 12 paraqitje në të gjitha kompeticionet këtë sezon.
Ylli i ri i Juventusit është gjithashtu ndër të nominuarit për Çmimin Golden Boy 2025, krahas lojtarëve si Pau Cubarsi, Arda Guler dhe Desire Doue./GazetaExpress/