Luciano Spalletti nuk po i jep hapësira Edon Zhegrovës në fushën e gjelbër, por kjo nuk do të thotë se dyshja e Juventusit ka probleme.
Përkundrazi, trajneri italian e ka bërë një gjest simpatik dhe komik së fundmi, shkruan “Gazeta Express”.
Trajneri dhe futbollisti i Juventusit po dilnin nga qendra stërvitore – Continassa për t’i nënshkruar disa autografe.
E derisa ylli kosovar po takohej me disa tifozë që kishin dalë për ta përshëndetur dhe për të kërkuar fotografi dhe nënshkrime nga ai, Spalletti u shtir kinse po ia vidhte veturën Zhegrovës. /Gazeta Express