Spalleti identifikon problemet e Juventusit - Gazeta Express
string(43) "spalleti-identifikon-problemet-e-juventusit"

Sport

Gazeta Express

08/11/2025 21:20

Spalleti identifikon problemet e Juventusit

Sport

Gazeta Express

08/11/2025 21:20

Luciano Spalletti ka shpjeguar se ku Juventusi duhet të përmisohet dhe ka pranuar se ata kishin mungesë cilësie në barazimin 0-0 me Torinon.

Bianconerët duket se kanë humbur një pjesë të momentumit pas shkarkimit të Igor Tudor, pasi pas fitores ndaj Udineses nën menaxhimin e përkohëshëm të Massimo Brambillas dhe Cremoneses në debutimin e Spallettit, ata janë në serinë e dy barazimeve të njëpasnjëshme.

“Kur ka shumë lojtar në mesfushë, duhet të rritësh nivelin e cilësisë dhe të bësh pasimet e zakonshme më shpejt për t’i bërë ato më efektive,” tha Spalletti për DAZN Italia, përcjellë Gazeta Express.

Ai ndër të tjera tha se lojtarët ishin paksa të lodhur pas ndeshjes së mesjavës në Ligën e Kampionëve, mirëpo Spalleti është i lumtur me dëshirën e skuadrës për të arritur rezultat pozitiv.

Juventusi barazoi pa gola në derbin e qytetit kundër Torinos dhe në këtë ndeshje pati minuta për sulmuesin kosovar Edon Zhegrova.

/GazetaExpress/