string(76) "spak-shtyn-per-te-treten-here-hetimet-per-ish-zv-kryeministrin-arben-ahmetaj"

SPAK shtyn për të tretën herë hetimet për ish-zv.Kryeministrin Arben Ahmetaj 

Shqiperi

Gazeta Express

26/03/2025 17:18

Prokuroria e Posaçme (SPAK) i ka kërkuar Gjykatës Antikorrupsion shtyrje të afatit hetimor për dosjen “Buka”, në të cilën ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj akuzohet për “pastrim parash”, “fshehje pasurie” dhe korrupsion pasiv”.

Në dhjetor 2023, gjyqtari Erion Çela i ngarkoi prokurorit Elvin Gokaj 10 detyra shtesë hetimore, duke i dhënë një afat deri në mars. Por për shkak të vonesave në zbardhjen e vendimit, SPAK kërkon më shumë kohë për të përfunduar hetimet.

Lexo Edhe:

Sipas akuzës, Ahmetaj, në kohën kur ishte ministër i Financave, ka lejuar privatizimin e trojeve të një furre buke, ku më pas u ndërtua një kompleks pallatesh. Ndërkohë, ai po hetohet edhe për inceneratorin e Elbasanit, ku akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash.

Ish-zv.kryeministri, i cili ndodhet në arrati në Zvicër, ka mohuar akuzat dhe ka kërkuar azil politik, duke pretenduar se privatizimi i pronës kishte nisur para se ai të merrte detyrën. Nëse SPAK merr miratimin e gjykatës, hetimet për dosjen e tij do të vijojnë përtej afatit fillestar.