Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimin ndaj ish-ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila aktualisht mban postin e ministres së Arsimit.Procedimi ka nisur për veprën penale “Shpërdorim detyre” pas kallëzimit të deputetes së PD-së, Albana Vokshi në vitin 2020. Opozita akuzoi Ogerat Manastirliun për keqmenaxhim dhe abuzim me fondet e tenderat e COVID-19. Referuar kallëzimit të bërë nga Albana Vokshi asokohe, pretendohet se Manastirliu ka bërë tendera sekrete duke shfrytëzuar pandeminë.