SPAK merr të pandehur Jonaid Myzyrin - Gazeta Express
string(36) "spak-merr-te-pandehur-jonaid-myzyrin"

Shqiperi

Gazeta Express

24/06/2025 12:35

SPAK merr të pandehur Jonaid Myzyrin

Shqiperi

Gazeta Express

24/06/2025 12:35

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka marrë zyrtarisht të pandehur Jonaid Myzyrin, kryetarin e Komisionit të Prokurimeve Publike (KPP), në kuadër të një hetimi për shkelje të barazisë në tendera, vepër penale e dyshuar se është kryer në bashkëpunim me persona të tjerë.

Burime pranë SPAK bëjnë me dije se Myzyri do të paraqitet ditën e hënë për t’u marrë në pyetje në cilësinë e të pandehurit, i shoqëruar nga avokati i tij mbrojtës.

Sipas hetimeve paraprake, gjatë ushtrimit të detyrës, Myzyri dyshohet se ka ndikuar në mënyrë të padrejtë në procedurat e prokurimit publik, duke cenuar parimet e barazisë dhe konkurrencës së ndershme, në favor të palëve të caktuara.

SPAK vijon hetimet për të zbardhur plotësisht mekanizmin dhe personat e përfshirë në këtë skemë të dyshuar abuzimi me fondet publike.