Gjykata ka shpallur të pafajshëm Gazment Bardhin, pasi SPAK kërkoi shpalljen fajtor të deputetit demokrat për “shpifje” ndaj Edmond Sulës, ish-drejtuesit të Policisë së Shkodrës.
Në seancën e sotme, pas riçeljes së pjesshme të shqyrtimit gjyqësor gjykata ka administruar përgjigjen e SPAK për kodet SKY ECC të pohuara nga deputeti Bardhi.