SPAK kërkoi pushim të çështjes, GJKKO rikthen për hetim 7 ish-gjyqtarë - Gazeta Express
string(69) "spak-kerkoi-pushim-te-ceshtjes-gjkko-rikthen-per-hetim-7-ish-gjyqtare"

Shqiperi

Gazeta Express

07/07/2022 14:53

SPAK kërkoi pushim të çështjes, GJKKO rikthen për hetim 7 ish-gjyqtarë

Shqiperi

Gazeta Express

07/07/2022 14:53

Ndonëse SPAK kërkoi pushim të hetimit për 7 ish-gjyqtarët të cilët janë kallëzuar për fshehje pasurie dhe evazion fiskal, GJKKO ka kthyer çështjen për hetim.

Bëhet fjalët për ish-gjyqtarët:

1.Xhezair Zaganjori, ish-kreu i Gjykatës së Lartë;

2.Tom Ndreca, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë;

3.Gani Dizdari, ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese;

4.Edmond Islamaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë;

5.Guxim Zenelaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë;

6.Besnik Imeraj, ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese;

7.Aleksandër Muskaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë

GJKO i kërkon SPAK-ut të thellohet në hetime në lidhje me akuzat për ‘Fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë’.

Vendimi për ish gjyqtarët u shpall nga gjyqtari Erion Bani, ndërsa prokurorja Dolores Musabelliu kërkoi pushimin e çështjes.