string(74) "spak-kandidatja-per-deputete-zegjine-caushi-nen-hetim-per-tre-vepra-penale"

Shqiperi

Gazeta Express

06/05/2025 15:49

SPAK: Kandidatja për deputete Zegjine Çaushi nën hetim për tre vepra penale

Shqiperi

Gazeta Express

06/05/2025 15:49

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet paraprake ndaj Zegjine Çaushit, kandidates së Partisë Socialiste për deputete në qarkun e Fierit. Në përfundim të hetimeve, SPAK ka vendosur të mos regjistrojë procedim penal për veprën penale të “korrupsionit aktiv në zgjedhje”, por ka konstatuar elementë të tre veprave të tjera penale, të cilat janë në juridiksionin e Prokurorisë së Fierit.

Sipas njoftimit zyrtar, SPAK ka vendosur të kalojë çështjen për hetime të mëtejshme për veprat penale: “Shpërdorimi i detyrës”, “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore” dhe “Kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

Hetimet nisën pas publikimit të një audiopërgjimi në media, ku Çaushi dëgjohet duke ushtruar presion dhe duke kërcënuar një qytetar në funksion të sigurimit të votës. Megjithatë, pas analizës së provave, SPAK ka vlerësuar se nuk ka vend për akuzë për korrupsion elektoral, por nuk përjashtohet mundësia e konsumimit të veprave të tjera penale.

Çështja tashmë ndodhet në duart e Prokurorisë së Fierit, e cila pritet të ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.