SPAK heton Luiz Ejllin - Gazeta Express
string(22) "spak-heton-luiz-ejllin"

Rozë

Gazeta Express

18/06/2024 7:24

SPAK heton Luiz Ejllin

Rozë

Gazeta Express

18/06/2024 7:24

Fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Luiz Ejlli ka përfunduar në duart e SPAK-ut.

Luiz Ejlli është kallëzuar se ka ndërhyrë në mënyrë të paligjshme si dhe ka kërcënuar zyrtarë të IKMT me qëllim që të mos shembin një objekt të paligjshëm në Shirokë të Shkodrës.

Lexo Edhe:

Sipas kallëzimit penal, ndërtesa e paligjshme figuronte në emrin e 79-vjeçarit Zef Lgataj. Por, në kallëzim thuhet se ndërtesa ishte në të vërtetë i një grupi kriminal në Shkodër dhe më konkretisht e Bajrave

Në kallëzim pretendihet se Luiz Ejllit i ishte premtuar një pjesë e këtij objekti nëse do të arrinte që t’a shpëtonte nga shembja.

Pretendohet për një takim mes këngëtarit dhe ish kreut të IKMT, Agim Ismailaj, kur Luiz Ejlli i ka kërkuar të mos zbatojë ligjin për shembjen e objektit.

Në referimin penal pretendohen edhe disa mesazhe mes Luiz Ejllit dhe zyrtarëve të IKMT.

Pasi objekti është shembur, Luiz Ejlli pretedohet se ka kërcënuar Agim Ismailin, duke i thënë se “është mirë mos me ndjek këtë çështje. Po e bën personale”.

Skandali thellohet më tej. Inspektorët që zbatuan ligjin duke shembur objektin u ndëshkuan më pas me shkarkim nga kru i ri i IKMT, Ervin Hoxha.

Në kallëzim ngrihen dyshime të forta se kreu i IKMT, Ervin Hoxha kontrollohet nga grupi kriminal Bajrajt. Gjithsesi, për të dalë në një konluzion përfundimtar, pritet rezultati i hetimit nga SPAK. Prapaskena.com/