SPAK hetim për 43 kallëzime për zgjedhjet - Gazeta Express
string(41) "spak-hetim-per-43-kallezime-per-zgjedhjet"

Shqiperi

Gazeta Express

26/06/2025 12:08

SPAK hetim për 43 kallëzime për zgjedhjet

Shqiperi

Gazeta Express

26/06/2025 12:08

Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, kërkoi nisjen e punës për një reformë reale zgjedhore nisur nga gjetjet paraprake të raportit të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 11 majit.

“Fushata u fokusua në sulme armiqësore dhe personale, veçanërisht nga dy liderët e partive kryesore në vend. Vëzhguesit  evidentuan përdorimin e burimeve shtetërore, ku përfaqësues të lartë të qeverisë  u angazhuan në aktivitete të shumta zyrtare që shpesh përkonin me mesazhe të fushatës dhe që përfshinin prezantimin e programeve dhe përfitimeve sociale e projekteve të infrastrukturës, duke i dhënë partisë në pushtet avantazh të padrejtë thuhet në vlerësimet paraprake të këtij misioni. Është me rëndësi reforma me qëllim adresimin e të gjitha përgjegjësive të kërkuara, të jetë gjithëpërfshirëse dhe në konsensus të gjerë politik”, tha Ilirjan Celibashi kryetar i KQZ.

Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani paraqiti rastet e hetimeve për zgjedhjet.

“Janë administruar gjithsej 192 materiale që lidhen me dyshime për krimet zgjedhore, nga këto 43 janë materiale kallëzuese dhe janë regjistruar si procedime penale. Kanë kaluar në fazën e hetimit, për 43 është vendosur mosfillimi i hetimit për mungesë të elementëve të veprës penale. 40 materiale kallëzuese janë dërguar për kompetencë pranë prokurorive të rretheve gjyqësore apo drejtorive të policisë. 22 materiale janë dërguar për verifikim në drejtorinë vendore të policisë për informacion shtesë dhe 17 materiale janë bashkuar me materialet të tjera ekzistuese, si edhe  një pjesë është në proces verifikimi”, tha Altin Dumani drejtor i SPAK.