SPAK hetim pasuror për fondacionin e Liri Berishës, Sali Berisha: Shpallën bamirësinë vepër penale - Gazeta Express
string(96) "spak-hetim-pasuror-per-fondacionin-e-liri-berishes-sali-berisha-shpallen-bamiresine-veper-penale"

SPAK hetim pasuror për fondacionin e Liri Berishës, Sali Berisha: Shpallën bamirësinë vepër penale

Shqiperi

Gazeta Express

14/09/2024 14:42

Kreu i PD-së Sali Berisha në një deklaratë për mediat u shpreh se kryeministri Edi Rama po përdor faktin se Liri Berisha është drejtuese e fondacionit, i përmendur në aktakuzën e SPAK-ut ku flitet për financime.

Lideri i opozitës theksoi se, nuk ka të bëjë me financime por bamirësi e bërë nga Jamarbër Malltezi dhe Argita Malltezi.

Lexo Edhe:

Berisha nënvizoi se në asnjë vend të botës nuk ndodh që bamirësia të jetë vepër penale siç po ndodh në rastin e tij.

“Nuk kam asnjë rezervë për ta publikuar që nesër do shihni aty qindra e mijëra emra që kanë futur për të mbushur faqet gjë të cilëzën nuk mund ta bëjnë pa një aprovim të prindërve, pasi mund t’i lëndojnë ata.Çdo element të piramidës së mashtrimit që këta mercenarë kanë heutar me porosi të Edi Ramës dhe diplomatëve të korruptuar që kërkuan në mënyrë të përsëritur arrestimin e Sali Berishës.

Edi Rama në sulmin kundër Sali Berishës ka përdorur faktin se Liri Berisha është drejtuese e këtij fondacioni. Ka harruar se ajo është një qendër suksesi të vërtetë pasi Liri Berisha ka dhënë 19 vite të jetës së saj aty. Të shpallësh vepër penale bamiërësinë, a mund të ndodhë në tjetër vend të botës si këtu”, tha Berisha.