SPAK ka lëshuar një urdhër-arresti për Plarent Dervishaj, anëtarin e bandës së Durrësit. Ai është në kërkim edhe për vrasjen e Vajdin Lames. Dervishaj është kunati i Lulzim Berishës dhe një prej personazheve kryesore të Bandës së Durrësit.
Plarent Dervishaj u arrestua në Dubai, por u la i lirë, pas shpalljes së tij në kërkim pas rrëfimit të dëshmitarit të drejtësisë Luftar Reçit, i cili ka treguar dinamikën e vrasjes së Klodian Saliut.
Autoritetet e drejtësisë kishin nisur procedurat për ekstradimin e shqiptarit të akuzuar, por vonesa në mbërritjen e letërporosisë në Dubai nga Shqipëria ka qenë shkak i lirimit të Dervishajt.
Pavarësisht këtij zhvillimi, SPAK vijon hetimet për dy ngjarjet e bujshme, vrasjen e Klodjan Saliut dhe Valdin Lames në Tiranë.
Për krimet në 15 janar 2021, u ekstradua nga Kosova në Tiranë, Indrit Taullai, ndërsa vijon të jetë në kërkim ndërkombëtar Lulzim Berisha.
Momentalisht, në burg për dy ngjarjet janë Emiljano Shullazi, Indrit Rusi, Viktor Ymeri dhe i penduari Luftar Reçi.