SPAK dorëzon dosjen e ekstradimit të Durim Bamit - Gazeta Express
string(48) "spak-dorezon-dosjen-e-ekstradimit-te-durim-bamit"

Shqiperi

Gazeta Express

19/06/2024 21:45

SPAK dorëzon dosjen e ekstradimit të Durim Bamit

Shqiperi

Gazeta Express

19/06/2024 21:45

Durim Bami do të jetë prova e radhës mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për të vërtetuar nëse është e mundur hapja e një rruge që do të sjellë para SPAK-ut të kërkuar të rëndësisë së veçantë. Pa kaluar shumë kohë nga arrestimi i tij, njoftuar përmes Interpol Abu DaBIT, SPAK i përcolli shkresat Ministrisë së Drejtësisë, si institucioni kompetent që kryen përkthimin e dosjes dhe i jep rrugë letërporosisë.

Por, ky është rasti që vë përballë brenda një kohe jo të largët tre qëndrime, atë të kryeprokurorit Dumani, ministrit të drejtësisë Ulsi Manja dhe ministrit të brendshëm Taulant Balla. “Është e vështirë“, sipas Dumanit. “Nuk kemi marrëveshje“, është shprehur Manja. Bami, cili rezultoi se ishte i shumëkërkuar edhe nga grupet kriminale që ofronin 1 milionë euro për jetën e tij, dyshohet se u përpoq të vriste ish deputetin Arben Ndoka, Tori Xheçukën dhe Erigers Migasin.

Lexo Edhe:

Ndërkohë, ai kultivonte drogë i mbështetur nga një ish-oficer i RENEA-s. Ekstradimi nga Dubai mbetet një mision i pamundur. Por, Shqipëria shpreson ta sjellë Bamin përmes marrëdhënies reciproke me Abu Dabin, ku të dyja vendet kanë shkëmbyer të kërkuar. Deri më tani në Shqipëri është ekstraduar  nga Abu Dabi vetëm Bruno Cobo, i cili ishte vetëdorëzuar.