string(85) "spak-dergon-per-gjykim-37-te-pandehur-anetare-te-dy-grupeve-te-strukturuara-kriminale"

Shqiperi

Gazeta Express

05/06/2025 13:03

SPAK dërgon për gjykim 37 të pandehur, anëtarë të dy grupeve të strukturuara kriminale

Shqiperi

Gazeta Express

05/06/2025 13:03

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka përfunduar hetimet e nisuar në vitin 2022 dhe ka dërguar në Gjykatën e Posaçme kërkesën për gjykim të 37 të pandehurve, anëtarë të dy grupeve të strukturuar kriminale.

Të pandehurit janë: Bashkim Sulaj; Njazi Ademaj; Fitim Rama; Xhelal Krasniqi; Rrezart Domi; Ylli Brahimaj; Osman Luca; Artur Mici; Emiljan Marashi; Adrian Mema; Jugert Gashi; Maksim Domi; Arsen Caka; Gridi Elezi; Behar Rexha; Deila Qama; Arnold Shahu; Fatmir Stankova; Arben Rushiti; Ylli Çaushaj; Eriola Spaho; Murat Gjuniku; Bajram Xhaja; Bardhyl Imeri; Roland Islamaj; Amarildo Luca; Robert Gjika; Artid Shtylla; Leonard Lama; Xhelil Alla; Besnik Lumaj; Dritan Cena; Altin Neli; Redi Salaj; Behar Nuhiallari; Azem Canaj; Perlat Canaj.

Sipas SPAK ata akuzohen për: “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë; “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë; “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë;  “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi” kriminal, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”;  “Prodhimi i mjeteve për falsifikim të dokumentave, prodhimi apo mbajtja e mjeteve për të kryer falsifikim të dokumenteve”; “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, si dhe “Shpërdorim detyre”.

SPAK njoftoi se “dy grupet e strukturuar kriminale, ekzistenca e të cilëve është tashmë e provuar nga hetimi, përgjatë viteve 2022 dhe 2024 kanë organizuar dhe ndihmuar kalimin e paligjshëm të kufijve detarë, ajrorë dhe tokësorë, kyesisht të shtetasve shqiptarë drejt Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë.

Veprimtaria e tyre konsistonte në:

  • Prodhimin e dokumenteve të falsifikuara të identifikimit, kryesisht të dokumentateve të vendeve të Bashkimit Europian (pasaporta, karta identiteti, leje drejtimi dhe dokumente të tjera);
  • Gjetjen apo ndërmjetësimin për shtetasit shqiptarë që do të udhëtonin në Mbretërinë e Bashkuar, Kanada dhe Amerikë, mënyrën e kryerjes së pagesave dhe vlerat e paguara prej tyre;
  • Transportimin e dokumenteve dhe të personave që do të udhëtonin; akomodimin dhe udhëzimin e këtyre shtetasve për itinerarin që do të ndiqnin, veprime këto të realizuara nga agjencitë e udhëtimit; “Domi Travel” dhe “Boris Travel”, të cilët bashkëpunojnë me njëri-tjetrin;
  • Përdorimin e dokumenteve të falsifikuara, udhëzimin e personave se si duhet të silleshin gjatë intervistave, për t’u pajisur me vizë amerikane dhe kanadeze”.

SPAK bëri me dije se “në këtë veprimtari kriminale, të pandehurit sigurojnë procese të ndryshme. Ata njohin njëri-tjetrin, dhe janë në dijeni për rolin e gjithsecilit. Këto rrethana tregojnë se veprimtaria është e paramenduar, e mirëorganizuar dhe me detyra dhe role të përcaktuar dhe qëllimi i saj është përftimi material”.

Gjatë hetimit nënvizoi më tej SPAK “është dokumentuar në qytetin e Tiranës një ambient në të cilën prodhoheshin dokumente identifikimi si pasaporta të vendeve të Bashkimit Evropian, një ambient ku janë gjetur dhe sekuestruar dokumente të ndryshëm, të falsifikuara si edhe 37 (tridhjetë shtatë) vula të ndryshme, kryesisht të institucioneve shtetërore dhe private, përmes të cilave mundësohej falsifikimi i dokumenteve të përdorura edhe gjatë aplikimeve për viza nga grupi kriminal, shumat e parave 25 mijë euro, 20 mijë paund, sende me vlerë, një ambient i përshtatur për falsifikim të dokumenteve, kompjutera dhe printera që shërbenin për shitje dhe transferta të monedhave virtuale”.

Bashkëpunimi ndërkombëtar

Në kuadër të këtij procedimi penal është krijuar Skuadër e Përbashkët hetimore me Autoritetet gjyqësore të Tarragonës, Spanjë, është bashkëpunuar me Agjencinë Federale Amerikane DSS/OCIU, Njësinë e Hetimeve Kriminale, me prezencë në Ambasadën e SHBA-së Tiranë;  dhe me agjenci të ndryshme të huaja ligjzbatuese. Ky bashkëpunim mundësoi shkëmbim të shpejtë të informacionit dhe identifikimin e rasteve, ndalimin e shtetasve që kanë kërkuar të udhëtojnë në rrugë tokësore, detare apo ajrore si edhe sekuestrimin e dokumenteve të falsifikuara, kur ato janë përdorur.

Mbështetur në marrëveshjet ndërkombëtare për ndihmën e ndërsjellë në çështjet penale, marrëveshjet  e nënshkruara mes Mbretërisë së Spanjës dhe Republikës së Shqipërisë, si dhe institucioneve homologe të dy vendeve respektive, është mundësuar pjesëmarrja në veprime hetimore të oficerë të policisë gjyqësore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe agjencive të ndryshme policore të Spanjës në territoret reciproke, duke dokumentuar të gjitha fazat e kryerjes së kësaj veprimtarie dhe personave të përfshirë në to.

aaaaa