SPAK çon për gjykim Kryetaren në detyrë të Bashkisë Tropojë - Gazeta Express
string(59) "spak-con-per-gjykim-kryetaren-ne-detyre-te-bashkise-tropoje"

Shqiperi

Gazeta Express

30/09/2025 19:25

SPAK çon për gjykim Kryetaren në detyrë të Bashkisë Tropojë

Shqiperi

Gazeta Express

30/09/2025 19:25

SPAK ka dërguar për gjykim Kryetaren në detyrë të Bashkisë Tropojë, Zyra Islamaj, e akuzuar për korrupsion pasiv, si dhe ndërtuesin Rrok Gegaj për korrupsion aktiv.

Sipas hetimeve, Islamaj ka favorizuar ndërtimin e një ure pranë banesës së motrës së saj, jashtë çdo procedure tenderimi, ndërsa Gegaj ka pranuar ta realizojë ndërtimin si “dhuratë”. Në skemë ishte përfshirë edhe një punonjës i bashkisë.

Njoftim:

SPAK dërgon për gjykim për korrupsion Kryetaren në detyrë të Bashkisë Tropojë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën së Posaçme të Shkallës së Parë procedimit penal Nr. 15 të vitit 2025, në ngarkim të të pandehurve:

Rrok Gegaj – i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar ga neni 244, paragrafi dytë i Kodit Penal.

Zyra Islamaj – e akuzar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259, paragrafi i dytë i Kodit Penal.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera për këtë procedim penal, rezulton se shtetasja Zyra Islamaj, aktualisht në ushtrimin e detyrës së Kryetarit të Bashkisë Tropojë, rezulton se është përpjekur përmes një tenderi të hapur, të favorizojë ndërtimin e një ure në dobi të familjarëve të saj.

Ajo ka ndërhyrë tek ndërtuesi, Rrok Gega për të ngritur urën mbi përroin që kalon pranë shtëpisë së motrës së saj. Njëkohësisht planifikoi të angazhonte edhe teknikun e mirëmbajtjes së rrugëve, punonjës në Bashkinë Tropojë, për ta ndihmuar ndërtuesin. Edhe ndërtuesi, nga ana e tij, ka pohuar se ky ndërtim nuk ka qenë në procedurat e tenderimit dhe ai do t’ia bënte dhuratë Kryetares së Bashkisë Tropojë.

Prokuroria e Posaçme ka administruar materialin kallëzues, bazuar mbi një informacion të ardhur më 8.1.2025, nga Partia Demokratike, i mbështetur mbi denoncimin e bërë nga një emision televiziv investigativ në nëntor të vitit 2024.