SPAK çon në gjyq babain e kandidates së PSD në Fier, akuzohet për korrupsion në zgjedhje - Gazeta Express
string(87) "spak-con-ne-gjyq-babain-e-kandidates-se-psd-ne-fier-akuzohet-per-korrupsion-ne-zgjedhje"

Shqiperi

Gazeta Express

27/06/2025 19:30

SPAK çon në gjyq babain e kandidates së PSD në Fier, akuzohet për korrupsion në zgjedhje

Shqiperi

Gazeta Express

27/06/2025 19:30

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim Pandeli Bozhën, babain e kandidates për deputete të Partisë SocialDemokrate (PSD) në Fier, Limonera Bozha, nën akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje.

Sipas njoftimit zyrtar, bashkë me Bozhën është marrë i pandehur edhe Vladimir Lushkaj, i cili akuzohet për korrupsion pasiv në zgjedhje.

Hetimet e SPAK dokumentojnë një episod të ndodhur më 8 maj, vetëm tre ditë përpara zgjedhjeve. Sipas organit të akuzës, Pandeli Bozha ka shkuar në banesën e Vladimir Lushkajt, ku gjatë një takimi i ka futur në xhep një kartëmonedhë dhe i ka treguar një fletë të ngjashme me atë të votimit, duke i sugjeruar që të votonte për emrin e caktuar – vajzën e tij, kandidate e PSD-së.