Spahiu: Serbët s'duhet të kenë frikë, por të gëzohen për urat e reja mbi Ibër - Gazeta Express
string(74) "spahiu-serbet-sduhet-te-kene-frike-por-te-gezohen-per-urat-e-reja-mbi-iber"

Lajme

Gazeta Express

26/06/2025 14:37

Spahiu: Serbët s’duhet të kenë frikë, por të gëzohen për urat e reja mbi Ibër

Lajme

Gazeta Express

26/06/2025 14:37

Analisti politik Nexhmedin Spahiu ka vlerësuar se komuniteti serb nuk duhet të ketë frikë, por duhet të gëzohet për ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër, pasi ato do të kontribuojnë në lidhjen më të mirë mes Mitrovicës së Jugut dhe asaj të Veriut.

“Pavarësisht se cili është qëllimi i propozimit të Albin Kurtit për dy ura të reja në Mitrovicë, megjithatë është shumë më shumë se një nevojë për qytetetin për shkak të zgjidhjeve të këqija urbanistike që kanë lindur nga ndërtimi i objekteve në mënyrë të paligjshme gjatë 25 viteve të fundit”, tha ai për mediumin serb në Kosovë “Kosovo Online”.

Ai pohon se me ndërtimin e dy urave të reja do të lehtësohej jeta dhe qarkullimi i qytetarëve në të dy komunat dhe se kjo nuk duhet të shkaktojë frikë në komunitetin serb.

“A duhet që serbët të frikësohen për këtë? Ata nuk duhet të frikësohen, por duhet të gëzohen sepse nëse është fjala për praninë e policisë apo institucioneve të Kosovës në veri, ato janë tashmë të pranishme. Atyre u mjafton një urë, ajo në lagjen e Boshnjakëve, për të arritur gjithçka që duan. Gjendja aktuale nuk mund të ndryshojë për keq me hapjen e dy urave. Mund të përmirësohet dhe vetëm do ta lehtësonte udhëtimin e qytetarëve nga të dyja anët“, është shprehur Spahiu.

Ai pohon kur pyetet se sa është e realizueshme ndërtimi i dy urave të reja.

“Njëra do të ndodhej te komuna e Mitrovicës së Veriut dhe do ta lehtësonte qarkullimin e automjeteve në të dy anët e qytetit“, thotë Spahiu.